Mijëra njerëz në Gjermani protestuan kundër dërgimit të armëve në Ukrainë
(last modified Sat, 25 Feb 2023 18:14:50 GMT )
Shkurt 25, 2023 19:14 Europe/Tirane
  • Mijëra njerëz në Gjermani protestuan kundër dërgimit të armëve në Ukrainë

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në një demonstratë në kryeqytetin gjerman kundër furnizimit të Ukrainës me armë, një ditë pas përvjetorit të parë të konfrontimit ushtarak Rusi-Ukrainë.

Policia gjermane tha se rreth 10,000 njerëz u mblodhën në qendër të Berlinit të shtunën për të bërë thirrje për negociata me Rusinë në vend që të përshkallëzojnë luftën duke furnizuar Kievin me armë. “I bëjmë thirrje kancelares gjermane të ndalojë përshkallëzimin e dërgesave të armëve. Tani!...Sepse çdo ditë e humbur kushton deri në 1000 jetë më shumë – dhe na afron me një luftë të tretë botërore”, thanë organizatorët e protestës në faqen e tyre të internetit. "Negocioni, jo përshkallëzoni," thoshte një tabelë e mbajtur nga demonstruesit, ndërsa në një pankartë shkruhej, "Kjo nuk është lufta jonë". Policia mobilizoi 1400 forca policore për të ruajtur paqen në qytet. Gjermania, së bashku me SHBA-në, ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve për Ukrainën.