Moldavia dhe cështja e anëtarësimit në NATO
(last modified Mon, 27 Feb 2023 10:43:22 GMT )
Shkurt 27, 2023 11:43 Europe/Tirane
  • Moldavia dhe cështja e anëtarësimit në NATO

Kryetari i Parlamentit të Moldavisë theksoi se ky vend nuk do të anëtarësohet në aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve “Neës Armenia”, “Igor Grosu”, Kryetari i Parlamentit të Moldavisë, në përgjigje të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, tha se vendi nuk do të bëhet anëtar i NATO-s.   Natyrisht, Moldavia është një vend neutral dhe duhet t'i japë përparësi garantimit të sigurisë së saj. Megjithatë, në janar, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë Maia Sandu njoftoi se vendi ishte gati të braktiste statusin e tij të neutralitetit, për t'u kualifikuar potencialisht për anëtarësimin në NATO.   Ajo në mes të konfliktit në Ukrainë i kishte kërkuar më parë NATO-s sisteme kundërajrore dhe ndihmë financiare për të forcuar aftësitë e mbrojtjes.   Kryeministri moldav Dorin Risin më parë njoftoi se forcat ruse duhet të tërhiqen nga Transnistria.   Transnistria është një rajon në kufi me Ukrainën dhe Moldavinë dhe ka një popullsi të konsiderueshme pro-ruse. Rusia gjithashtu ka një bazë ushtarake në këtë zonë që ka qenë aktive që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Moldavia është një nga vendet më të varfra në Evropë, e vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë.

Tags