Paralajmërimi i Putinit për një botë unipolare me qendër Amerikën
(last modified Mon, 27 Feb 2023 18:46:52 GMT )
Shkurt 27, 2023 19:46 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Putinit për një botë unipolare me qendër Amerikën

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të vënë theksin në sistemin unipolar në botë me qendër Uashingtonin dhe po ndërmarrin hapa në këtë drejtim me programe të ndryshme në nivel global si lufta në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Amerika po përpiqet të krijojë një botë unipolare të përqendruar te vetja.

Duke vënë në dukje se Uashingtoni po përpiqet të formësojë botën ekskluzivisht sipas agjendës së tij, ai tha: Qeveritë satelitore të Amerikës janë të vetëdijshme për këto synime egoiste, por tani për tani, për arsye të ndryshme, të cilat janë kryesisht për shkak të varësisë së tyre të fortë në ekonomi dhe mbrojtje, ato i kanë mbyllur sytë për këtë çështje. Amerika, sidomos gjatë dekadës së fundit, është përpjekur të udhëheqë sistemin unipolar me interesat e veta në botë; Në këtë drejtim, mund t'i referohemi krizës së krijuar nga Amerika në Afganistan, Irak, Siri dhe së fundmi në Ukrainë. Këto tensione, të cilat më së shumti ndodhën me pjesëmarrjen e aleatëve dhe vasalëve të Amerikës, kanë përkeqësuar situatën e sigurisë në botë. Lufta në Ukrainë është një shembull i qartë dhe serioz në këtë fushë, pasi sot Amerika po përpiqet të përballet seriozisht me Rusinë dhe madje edhe me Kinën me rindërtimin e atmosferës së Luftës së Ftohtë për arsye të ndryshme. Ndaj edhe Uashingtoni e përdor NATO-n si mjet për të zbatuar planet e veta dhe për të ruajtur pozicionin e vet si lider në botë. Kjo përkundër faktit se sistemi botëror po shkon drejt një sistemi multipolar sipas tendencave politike, ekonomike, madje edhe ushtarake dhe të sigurisë në nivel ndërkombëtar. Me fjalë të tjera, pavarësisht dëshirës së Amerikës, nuk ekziston më një botë unipolare dhe bota nuk është e gatshme të pranojë më një sistem unipolar. Alexander Lukin, kreu i departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Shkollës së Lartë Ekonomike të Moskës, në lidhje me këtë thotë: “Bota do të jetë një botë shumëpolare në vitet e ardhshme”. Ligjet ndërkombëtare nuk janë diçka që mund t'i imponohen një pale nga një palë tjetër. Këto ligje duhet të bazohen në marrëveshjen që kanë të gjitha palët në botë, përndryshe secila palë do të pranojë një pjesë të ligjeve ndërkombëtare dhe kjo do të sjellë mosmarrëveshje dhe konflikte". Lufta në Ukrainë, e cila shoqërohet me përkrahjen e Amerikës dhe ndarjen e buxheteve ushtarake dhe ndihmës së armatimit për Ukrainën, tregon më shumë se kurrë këmbënguljen e Amerikës për të ruajtur pozicionin e saj sundues në botë.

 

Tags