Sekretarja amerikane e Thesarit u takua me Zelenski
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140442-sekretarja_amerikane_e_thesarit_u_takua_me_zelenski
Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen u takua dje në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2023 04:30 Europe/Tirane
  • Sekretarja amerikane e Thesarit u takua me Zelenski

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen u takua dje në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, të hënën vizitoi Kievin me pretekstin e asaj që Uashingtoni pretendon se "përforcon mbështetjen e qeverisë amerikane për Ukrainën". Sekretarja amerikane e Thesarit me sa duket është politikani i parë perëndimor që është veshur thjeshtë për t'iu përshtatur stilit të mikpritësit ukrainas. Në këtë takim, Presidenti i Ukrainës shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e Amerikës dhe tha se për të privuar Rusinë nga mundësia për të financuar luftën, sanksionet ndaj saj duhet të forcohen edhe më tej.   Është e nevojshme të forcohen edhe më shumë sanksionet në mënyrë që të privohet Rusia nga aftësia për të financuar luftën, tha Zelenski. Në këtë takim, Sekretarja e Thesarit gjithashtu njoftoi sigurimin e 1,25 miliardë dollarëve nga 9,9 miliardë dollarët e Uashingtonit, si ndihmë ekonomike për Kievin.  Ajo theksoi se Uashingtoni u ka dhënë gjithashtu leje një numri vendesh anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të dërguar në Ukrainë armë të prodhuara nga SHBA me vlerë më shumë se 13 miliardë dollarë. Ata gjithashtu diskutuan për rindërtimin e infrastrukturës së Ukrainës të shkatërruar nga agresioni rus dhe theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së sektorit privat në zbatimin e projekteve përkatëse.