Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s është prioritet kryesor
(last modified Tue, 28 Feb 2023 18:45:04 GMT )
Shkurt 28, 2023 19:45 Europe/Tirane
  • Stoltenberg: Zgjerimi i NATO-s është prioritet kryesor

Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë është një “prioritet kryesor”, tha shefi i aleancës ushtarake Jens Stoltenberg.

Stoltenberg në një konferencë shtypi me kryeministren finlandeze Sanna Marin në Helsinki, tha se po bëhej përparim në sigurimin e anëtarësimit për të dy vendet, por nuk bëri të ditur detaje. Ai tha: “Unë jam absolutisht i sigurt se Finlanda dhe Suedia do të bëhen anëtarë të NATO-s. Stoltenberg, i cili pritet të japë dorëheqjen në tetor pas tetë vjetësh në post, tha se Turqia kishte rënë dakord të rifillonte bisedimet me Finlandën dhe Suedinë për ofertat e tyre për anëtarësim në Bruksel në fillim të muajit të ardhshëm për të tejkaluar pengesat dhe çështjet që ka Ankaraja, veçanërisht me Suedinë. Ai tha gjithashtu se parlamenti hungarez “e ka bërë të qartë” se do të diskutojë ratifikimin brenda disa ditësh dhe shprehu shpresën se një votim pozitiv do të vijë së shpejti. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet shtete në aleancën ushtarake prej 30 anëtarësh që nuk e kanë miratuar zyrtarisht pranimin e Suedisë dhe Finlandës.

 

Tags