Shqetësimi i Moskës për veprimet agresive të Kievit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140544-shqetësimi_i_moskës_për_veprimet_agresive_të_kievit
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë shprehu shqetësimin për veprimet e mundshme provokuese të Kievit për të përdorur materiale radioaktive pranë Republikës së Transnistrias.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 01, 2023 16:19 Europe/Tirane
  • Shqetësimi i Moskës për veprimet agresive të Kievit

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë shprehu shqetësimin për veprimet e mundshme provokuese të Kievit për të përdorur materiale radioaktive pranë Republikës së Transnistrias.

Maria Zakharova kërkoi nga organizatat ndërkombëtare që të ndjekin deklaratat e mediave ukrainase në lidhje me mbërritjen e materialeve radioaktive nga vendet perëndimore në portet e rajonit Odesa, të cilat përdoren për dërgimin e grurit në vendet e tjera. Zakharova deklaroi se organizatat ndërkombëtare duhet të monitorojnë informacionin për mbërritjen e materialeve radioaktive që mund të përdoren nga forcat e Kievit dhe me qëllim që më vonë të akuzojnë forcat ruse për përdorimin e materialeve të tilla.