Mësuesit e shkollave në veri të Britanisë futen në grevë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140556-mësuesit_e_shkollave_në_veri_të_britanisë_futen_në_grevë
Në veri të Britanisë klasat u mbyllën pasi mijëra mësues dolën në grevë për të protestuar kundër mungesës së pagave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 02, 2023 04:38 Europe/Tirane
  • Mësuesit e shkollave në veri të Britanisë futen në grevë

Në veri të Britanisë klasat u mbyllën pasi mijëra mësues dolën në grevë për të protestuar kundër mungesës së pagave.

Sipas faqes së internetit Evening Standard, pas grevës së të martës nga anëtarët e Sindikatës Kombëtare të Arsimit, disa shkollave iu desh të kufizonin aksesin e disa nxënësve dhe disa shkolla të tjera u mbyllën plotësisht. Shefat e Sindikatës Kombëtare të Arsimit të Britanisë kanë bërë thirrje për "bisedime" me ministrat, duke paralajmëruar se vitet e rritjes së pagave të pafinancuara e kanë futur profesionin në telashe.  Sindikata ka vlerësuar se këtë javë rreth 200,000 anëtarë të sindikatës do të dalin në grevë për tre ditë dhe shumica e shkollave pritet ose të kufizojnë aksesin për grupmosha të caktuara ose të mbyllen plotësisht. Britania aktualisht po lufton me një valë protestash dhe grevash nga punëtorët dhe punonjësit e industrisë dhe anëtarët e sindikatave profesionale dhe jo-profesionale si ajo hekurudhore dhe postare dhe shërbimet shëndetësore dhe mjekësore.  Qeveria britanike, ndodhet në një situatë ku kërcimi i paprecedentë i indeksit të inflacionit dhe rritja e shfrenuar e kostos së jetesës, e ka futur vendin në kushtet më të këqija ekonomike të gjysmëshekullit të fundit. Kjo e ka detyruar qeverinë  të marrë masa për uljen e shpenzimeve të mirëqenies publike, përfshirë këtu edhe në sektori i shëndetësisë.