Parlamenti finlandez, miraton anëtarësimin e vendit në NATO
(last modified Thu, 02 Mar 2023 07:09:19 GMT )
Mars 02, 2023 08:09 Europe/Tirane
  • Parlamenti finlandez, miraton anëtarësimin e vendit në NATO

Parlamenti i Finlandës me shumicë dërrmuese miratoi legjislacionin që lejon vendin të anëtarësohet në NATO. Me këtë vendim shanset e vendit për t'u bashkuar me aleancën e mbrojtjes transatlantike rriten më shumë sesa fqinjit të saj evropian verior, Suedisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Parlamenti i Finlandës miratoi të mërkurën propozimin e qeverisë së vendit për t'u bërë anëtare e organizatës së NATO-s. Në votimin e parlamentit finlandez, 184 nga 200 përfaqësues votuan pro pranimit të kartës së NATO-s. Vetëm shtatë përfaqësues kundërshtuan anëtarësimin e Finlandës në këtë organ ushtarak. Për herë të parë, në maj 2022, në reagim ndaj luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Finlanda propozoi anëtarësimin e saj në NATO. Ky vend ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë dhe është i shqetësuar se zjarri i luftës së Ukrainës do të përhapet edhe në këtë vend. Suedia gjithashtu javët e fundit në parlamentin e saj miratoi kartën e NATO-s dhe tani këto dy vende skandinave duhet të presin miratimin e anëtarësimit të tyre në parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s. Hungaria dhe Turqia janë ndër vendet që ende nuk e kanë kaluar këtë çështje në parlamentet e tyre. Hungaria këtë javë e diskutoi këtë çështje në parlamentin e saj dhe pritet ta miratojë atë brenda muajit të ardhshëm.  Por zyrtarët turq thonë se janë të gatshëm të pranojnë në NATO vetëm Finlandën dhe janë kundër anëtarësimit të Suedisë në këtë institucion ushtarak.   Ankaraja ka akuzuar Suedinë për strehimin e anëtarëve të grupeve terroriste dhe i ka kërkuar Stokholmit që për të marrë dritën jeshile të Ankarasë t'i ekstradojë ata në Turqi.  Pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, Finlanda dhe Suedia, të cilat kishin marrë një pozicion neutral midis bllokut Lindor dhe Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë, shpallën dëshirën e tyre për t'u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Edhe pse kundërshtimet e Turqisë kanë krijuar pengesa në procesin e anëtarësimit të këtyre dy vendeve skandinave në NATO, ato duhet të kalojnë përmes një mekanizmi kompleks duke përfshirë miratimin e procesit të anëtarësimit të tyre në parlamentet e të 30 anëtarëve të kësaj organizate ushtarake.

Tags