Rritja e zemërimit kundër Francës në Afrikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140588-rritja_e_zemërimit_kundër_francës_në_afrikë
Presidenti i Francës ndërsa nisi turneun e tij të Afrikës në kryeqytetin e Gabon, Liberville, pranoi zemërimin në rritje të vendeve të këtij kontinentit kundër Francës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 02, 2023 16:15 Europe/Tirane
  • Rritja e zemërimit kundër Francës në Afrikë

Presidenti i Francës ndërsa nisi turneun e tij të Afrikës në kryeqytetin e Gabon, Liberville, pranoi zemërimin në rritje të vendeve të këtij kontinentit kundër Francës.

Presidenti francez Emmanuel Macron arriti në Liberville, kryeqytetin e Gabon, dje (e mërkurë), një vizitë kjo që sipas burimeve franceze, është një mundësi për të provuar një partneritet të ri midis Francës dhe Afrikës.

Turneu i Macron në Afrikë, i cili përfshin Angolën, Kongo dhe Republikën Demokratike të Kongos, është vizita e tij e 18 -të në Afrikë si president i Francës.

Njerëzit në Republikën Demokratike të Kongos kanë dalë në rrugë në protestë kundër vizitës së Macron në vendin e tyre dhe kanë ngritur flamuj të Rusisë para ambasadës franceze në Kinsa, kryeqytet i këtij vendi, raporton kanali informativ Al -Meyadin.

Protestuesit akuzojnë Macron për mbështetjen e grupeve rebele dhe militante në vendin e tyre, si dhe për bashkëpunim me Ruandën. Në të njëjtën kohë, muret e ambasadës franceze në Kinsha ishin shkruar gjithashtu plot parulla kundër politikave të Francës në Afrikë.

Vizita e presidentit francez në Afrikë zhvillohet dy ditë pasi ai zbuloi strategjinë e ardhshme katër vjeçare të vendit të tij në Paris.

Macron bëri thirrje për "krijimin e një marrëdhënie të ekuilibruar, të ndërsjellë dhe të përgjegjshme" me Afrikën, duke pohuar "zemërimin në rritje të vendeve afrikane" ndaj Francës.

Vlen të përmendet se ushtria franceze në gusht të vitit 2022 është përballur me presion nga ushtria e Mali dhe Burkina Faso për t'u larguar nga këto dy vende.

Gazeta "Politico" duke vë në dukje zhvillimet e fundit në Afrikë dhe reduktimin për çdo ditë e më të madh të ndikimit të Francës në këtë kontinent, ka shkruar se shkaqet e këtij reduktimi janë në faktorët që kanë rrënjë në historinë kolonialiste të Francës nga njëra anë si dhe në ambiciet e Rusisë për të forcuar pozitën e saj në këtë kontinent.