Hungaria: Armëpushimi në Ukrainë është vijë e kuqe e BE
Një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë ka thënë se Bashkimi Evropian ka deklaruar se armëpushimi në Ukrainë konsiderohet një vijë e kuqe dhe nuk do të jepet pëlqimi për atë.
Javën e kaluar Ministria e Jashtme e Kinës ka prezantuar një plan 12 pikë në lidhje me situatën dhe arritjen e paqes në Ukrainë i cili është shoqëruar me reagimin pozitiv të Moskës dhe me një reagim të ftohtë të Amerikës dhe BE.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Tomas Menczer, ministri këshilltar për punë të jashtme të Hungarisë, ka deklaruar se dëshmitë dhe dokumentet ekzistuese në një vit luftë në Ukrainë, përfshinë edhe kërkesat për armëpushim të menjëhershëm dhe për fillimin e dialogut, mirëpo këto kërkesa çdo herë janë refuzuar.
Tomas Menczer duke theksuar se liderët e Bashkimit Evropian besojnë se lufta në Ukrainë duhet të vazhdojë deri në fitoren e Ukrainës, deklaroi: "Brukseli nganjëherë me zë të qartë ka deklaruar se armëpushimi i menjëhershëm në Ukrainë është një vijë e kuqe".
Duke shpjeguar qëndrimin e Hungarisë në lidhje me luftën në Ukrainë, Tomas Menczer tha: "Budapesti mbështet bisedimet me qëllim arritjen e paqes dhe beson se ky konflikt nuk do të ketë asnjë palë fituese".
Gjithashtu në fillim të muajit mars të vitit të kaluar, Parlamenti i Hungarisë ka lëshuar një urdhër për ndalimin e dërgimit të armëve në Ukrainë nëpërmjet territorit të këtij vendi".