Mars 03, 2023 17:14 Europe/Tirane
  • Protesta në Paris në mbështetje të popullit të Palestinës

Një tubim protestues është organizuar në Paris të Francës për mbështetje dhe solidaritet me popullin e Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit janë mbledhur në Paris për të deklaruar mbështetje dhe solidaritet me popullin e Palestinës pavarësisht se autoritetet e Parisit më parë kishin ndaluar organizimin e një tubimi të tillë në Paris, kryeqytetin e Francës.

Sipas këtij raporti, pjesëmarrësit në këtë tubim protestues, kanë kërkuar bojkotimin e regjimit sionist dhe gjykimin e drejtuesve të këtij regjimi për krimet që po kryejnë kundër popullit të Palestinës.

Qendra e statistikave dhe të dhënave të Palestinës të premten ka deklaruar se në muajin e kaluar (shkurt) janë vrarë 30 palestinezë nga forcat ushtarake të regjimit sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kudsin e pushtuar. Forcat ushtarake të regjimit sionist në muajin shkurt, gjithashtu kanë kryer 2898 shkelje të të drejtave themelore të palestinezëve.

Tags