Shkatërrohet një objekt fluturues në qiellin e Moskës
Një objekt fluturues është shkatërruar në qiellin e Moskës, kryeqytetin e Rusisë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se autoritetet zyrtare të Rusisë kanë thënë se deri më tani nuk dihen shkaqet nga të cilat është shkaktuar zhurma e shpërthimit ditën e premte në rajonin Kolumenaj të Moskës.
Ndërkohë disa burime në Rusi kanë thënë se ky shpërthim është shkaktuar nga goditja e një droni ukrainas në qiellin e rajonit Kolumenaj të Moskës.
Sipas burimeve mediatike, droni sulmues ukrainas kishte bartur lëndë shpërthyese dhe zhurma e madhe e shpërthimit është shkaktuar nga goditja dhe shkatërrimi i këtij droni me lëndë shpërthyese në qiellin e Moskës.
Shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës së Rusisë në raportin e parë të tyre pa përmendur shkaqet e këtij shpërthimi, kanë deklaruar: "Kjo ngjarje nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmi ndaj objekteve të rëndësishme dhe as ndaj shtëpive të banorëve as ndaj objekteve të infrastrukturës".