Reagimi i Rusisë ndaj ndihmës prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140644-reagimi_i_rusisë_ndaj_ndihmës_prej_400_milionë_dollarësh_për_ukrainën
Ambasadori rus në Amerikë duke reaguar për paketën e re të ndihmës së Uashingtonit për Ukrainën tha: Ndihma amerikane vetëm ndihmon në zgjatjen e agonisë së regjimit të Kievit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 04, 2023 03:43 Europe/Tirane
  • Reagimi i Rusisë ndaj ndihmës prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën

Ambasadori rus në Amerikë duke reaguar për paketën e re të ndihmës së Uashingtonit për Ukrainën tha: Ndihma amerikane vetëm ndihmon në zgjatjen e agonisë së regjimit të Kievit.

Anatoli Antonov, ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, reagoi ndaj paketës së re të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën dhe tha: "Armët e dhëna Ukrainës do të shkatërrohen dhe përpjekjet për t'i imponuar një disfatë strategjike Rusisë janë të kota". Antonov shtoi: "Ndihma amerikane vetëm do të zgjasë agoninë e regjimit të Kievit. Kërcënimi i paraqitur nga ky vend do të zmbrapset nga kufijtë tanë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të gjitha armët e huaja që kanë rënë në duart e Ukrainës do të shkatërrohen në fushën e betejës”. Këto deklarata të ambasadorit rus në Uashington erdhën pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha të premten se administrata e Biden kishte ndarë një paketë të re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën. Para shpalljes së kësaj pakete ndihme, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken kishte diskutuar të premten me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba për takimin e tij me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA tha: Në një bisedë me Dmytro Kuleba, Sekretari Amerikan i Shtetit theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës për t'u mbrojtur nga sulmet ruse. Diplomatët e lartë të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara u takuan dhe biseduan të enjten për herë të parë pas luftës në Ukrainë, në margjinat e takimit të G20 në Nju Delhi. Lidhur me këtë, një zyrtar i lartë amerikan njoftoi se sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken i tha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që t'i jepte fund luftës dhe i kërkoi Moskës të anulonte pezullimin e marrëveshjes bërthamore New Start.