Gjermania me përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140720-gjermania_me_përparim_të_ngadaltë_në_zbatimin_e_sanksioneve
Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 05, 2023 16:14 Europe/Tirane
  • Gjermania me përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve

Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.

Gjermania ka ngrirë 5.25 miliardë euro asete që u takojnë oligarkëve rusë që janë sanksionuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë, thuhet në të dhënat e Ministrisë gjermane të Financave, raporton Reuters. Kjo shifër është 4.28 miliardë euro gjashtë muaj më parë. Ministria ndau këto informacione në përgjigje të një kërkese nga anëtari i Parlamentit gjerman, Christian Goerke. “Që nga dhjetori [i vitit 2022] vetëm 200 milionë euro asete të oligarkëve janë ngrirë, dhe brenda gjysmë viti vetëm një miliard. Asnjë oligark nuk ka raportuar asetet e tij që nga dhjetori”, kritikoi Goerke. Sipas ligjit gjerman të sanksioneve, personat e shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të deklarojnë menjëherë asetet e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mund të përballen me gjobë apo deri në një vit burgim. Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe oligarkëve dhe kompanive ruse.