Demonstrata antiqeveritare në Gjermani kundër dërgimit të armëve në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140736-demonstrata_antiqeveritare_në_gjermani_kundër_dërgimit_të_armëve_në_ukrainë
Qindra demonstrues në Frankfurt të Gjermanisë protestuan kundër politikave të Perëndimit për nxitjen e luftës në Ukrainë dhe dërgimin e armëve në Kiev.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2023 04:17 Europe/Tirane
  • Demonstrata antiqeveritare në Gjermani kundër dërgimit të armëve në Ukrainë

Qindra demonstrues në Frankfurt të Gjermanisë protestuan kundër politikave të Perëndimit për nxitjen e luftës në Ukrainë dhe dërgimin e armëve në Kiev.

Protestuesit dolën në rrugët e Frankfurtit dhe kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Sipas organizatorëve, protestuesit donin "të vërtetën në politikë dhe në media" dhe dialogun midis Moskës dhe Kievit për t'i dhënë fund konfliktit. Ata gjithashtu protestuan kundër vendimit të aleatëve të NATO-s për dërgimin e armëve në Ukrainë. Ndërkohë, kreu i një grupi gjerman që prodhon pajisje ushtarake dhe mbrojtëse në Gjermani thotë se po përgatit dhe planifikon të ngrejë një fabrikë të prodhimit të tankeve në Ukrainë.