Sulm terrorist në Pakistan
(last modified Mon, 06 Mar 2023 18:48:42 GMT )
Mars 06, 2023 19:48 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist në Pakistan

Një kamikaz me motor është përplasur me një kamion policie në provincën e trazuar Baluchistan të Pakistanit jugperëndimor, duke vrarë të paktën 10 policë, në një nga sulmet më vdekjeprurëse këtë vit ndaj forcave të sigurisë.

"Autori i sulmit kishte hipur në një motoçikletë dhe goditi kamionin nga pas," tha zyrtari i lartë i policisë Abdul Hai Aamir. Asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në një urë në rrethin Sibi, që ndodhet rreth 150 kilometra (90 milje) në lindje të qytetit Quetta, kryeqyteti i provincës. Ijaz Ahmad, një zëdhënës i policisë lokale, u citua në raportet e mediave të ketë thënë se të paktën 10 ushtarë të forcave paraushtarake Balochistan Levies Force u vranë në këtë shpërthim. Mahmood Notenzai, një shef i policisë lokale, tha se oficerët ishin në një patrullë rutinë kur ndodhi sulmi. Për sulme të tilla më parë janë fajësuar separatistët baluçë që kërkojnë pavarësi dhe militantët lokalë. Ata kanë luftuar për dekada kundër qeverisë qendrore, duke akuzuar Islamabadin për shfrytëzimin e burimeve të pasura të gazit dhe mineraleve të provincës Balochistan. Separatistët baluçë, duke përfshirë Ushtrinë Çlirimtare të Balochistanit (BLA) dhe Frontin Çlirimtar të Balochistanit (BLF), pretendojnë se burimet e pasura të gazit dhe mineraleve të provincës po plaçkiten nga qeveria qendrore dhe ata nuk shohin asnjë përfitim nga burimet e mëdha të rajonit.