Borrell: Nuk kemi shumë mundësi për të sanksionuar Rusinë
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian pranoi se opsionet e BE-së për rritjen e sanksioneve kundër Rusisë kanë përfunduar.
Josep Borrell deklaroi: Nga pikëpamja e vendosjes së sanksioneve, nuk ka shumë për të bërë, por ne mund të vazhdojmë të rrisim mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Borrell shtoi: "Një vit pas fillimit të sulmit, do të ishte befasuese nëse do të kishte më shumë opsione. Ne kemi përdorur procesin tonë të sanksionimit hap pas hapi." Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian theksoi mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën dhe tha: "Ukraina ka nevojë për shumë para për të ruajtur funksionimin e aparatit të saj, një qeveri që është në luftë ka shumë nevoja financiare, kjo kërkon më shumë përpjekje nga ana jonë”. Sipas Borrelit, është përgjegjësi e Ukrainës të vendosë për operacionet në fushën e betejës dhe është përgjegjësi e Evropës të mbështesë Kievin duke ofruar armë dhe municione.