Francezët vijojnë protestat prej një jave
(last modified Sat, 11 Mar 2023 18:48:28 GMT )
Mars 11, 2023 19:48 Europe/Tirane
  • Francezët vijojnë protestat prej një jave

Francezët janë të vendosur për të kundërshtuar deri në fund projektligjin e presidentit Emanuel Macron, për rritjen e moshës së  pensioneve.

Ata kanë vijuar protestat, duke shënuar ditën e shtatë. Që nga e hëna protestuesit kanë dalë në demonstrata për të bërë të pamundurën që ai projektligj të mos vihet në zbatim. Mijëra prej tyre kanë kërkuar që presidenti francez të konsultohet me popullin për vendimin që do të marrë. Shumë sindikata kanë dalë në mbrojtje të francezëve, duke i mbështetur në protestat masive. Vendimi i presidentit Emanuel Macron për rritjen e moshës së pensioneve ka sjellë pakënaqësinë e shumë personave. Sindikatat kanë bërë thirrje që të ketë më shumë protesta nëse nuk tërhiqet projektligji, i cili po debatohet në Senatin francez. Macron ka kërkuar që duhet të rritet mosha e pensionit nga 62 në 64 vjeç, në mënyrë që sistemi francez i pensioneve të jetë i qëndrueshëm financiarisht në vitet e ardhshme. Më shumë se një milion demonstrues marshuan në qytete në të gjithë Francën gjatë kësaj jave. Shoferët e trenave dhe metrove, punëtorët e rafinerisë dhe të tjerë filluan greva të pafundme kundër planit të qeverisë.