Papa dëshiron të vizitojë Kievin dhe Moskën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141012-papa_dëshiron_të_vizitojë_kievin_dhe_moskën
Udhëheqësi botëror i katolikëve ka deklaruar se është gati të udhëtojë në kryeqytetet e Ukrainës dhe Rusisë për bisedime për paqe.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 12, 2023 13:41 Europe/Tirane
  • Papa dëshiron të vizitojë Kievin dhe Moskën

Udhëheqësi botëror i katolikëve ka deklaruar se është gati të udhëtojë në kryeqytetet e Ukrainës dhe Rusisë për bisedime për paqe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Papa Françesku, lideri i katolikëve në botë, ka njoftuar se është gati të udhëtojë për në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, me kusht që pas kësaj të ketë një udhëtim në të njëjtin drejtim për në Moskë, kryeqytetin e Rusisë.

Në një intervistë për të përditshmen argjentinase "La Nacion", Papa Françesku deklaroi: “Jam gati të udhëtoj në këto dy qytete me kusht që të shkoj në Moskë pas Kievit. Unë ose shkoj në të dy qytetet ose në asnjërin".

Ai shtoi më tej se ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të marrë pjesë në një takim me Papën në Vatikan.

Ndërkohë Andrei Yurash, ambasadori i Ukrainës Vatikan, në muajin e kaluar u shpreh optimist që Papa Françesku do të mund të vizitojë Ukrainën në të ardhmen e afërt.

Papa Françesku ka dënuar vazhdimisht sulmet ushtarake ndaj Ukrainës dhe ka bërë thirrje për një armëpushim për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Ka kaluar një vit nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe gjatë kësaj kohe, vendet dhe personalitetet kundërshtare të luftës janë përpjekur të vendosin paqen dhe armëpushimin, por çdo herë janë përballur me kundërshtimin e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Të hënën, më 13 mars, Papa Françesku mbush dhjetë vjet në fronin e Kishës Katolike Romake, e cila ka 1.38 miliardë anëtarë në mbarë botën. Ish-kardinali Jorge Mario Bergoglio i Argjentinës u bë Papa i 266-të dhe i pari nga Amerika Latine.