Mars 12, 2023 14:10 Europe/Tirane
  • Demonstrata të gjera kundër ligjit të emigracionit në Itali

Dhjetë mijë banorë të qytetit Cutro në Itali protestuan kundër ligjeve të reja të emigracionit në këtë vend

Sipas kanalit televiziv anglez Al Jazeera, kjo demonstratë u zhvillua pasi dhjetë mijë banorë të qytetit Cutro demonstruan kundër ligjeve të reja të imigracionit në Itali. Pjesëmarrësit në këtë demonstratë, duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur parulla, kërkuan luftimin e trafikantëve të qenieve njerëzore. Ata kërkuan gjithashtu të parandalohet lëvizja e anijeve të paligjshme dhe pa leje në porte.

Roja bregdetare e Italisë thotë se po përballet me një valë të re emigrantësh të huaj që kalojnë Detin Mesdhe me varka të vogla. Që nga e mërkura e kaluar, rreth 5000 njerëz kanë arritur në brigjet e Italisë. Tre operacione shpëtimi u kryen për pasagjerët e tre varkave që u bllokuan në det pranë Kalabrisë në jug të Italisë. Vetëm në këtë operacion u shpëtuan treqind njerëz.

Qeveria e kryeministres italiane Giorgio Meloni njoftoi të martën politika të reja imigracioni në vend. Ajo tha se qeveria e saj ka përcaktuar një krim të ri në bazë të të cilit trafikimi i qenieve njerëzore që çon në vdekjen ose plagosjen e rëndë të azilkërkuesve do të dënohet me deri në 30 vjet burg.

Pas tragjedisë së 26 shkurtit, ku në varkën e refugjatëve u gjetën trupat e 72 personave, mes tyre 28 fëmijë, Meloni është kritikuar shumë.

Tags