Kremlini e quan atë 'të pavlefshëm' vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141244-kremlini_e_quan_atë_'të_pavlefshëm'_vendimin_e_gjykatës_ndërkombëtare_penale
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti të premten kundër Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 17, 2023 16:19 Europe/Tirane
  • Kremlini e quan atë 'të pavlefshëm' vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti të premten kundër Vladimir Putin, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.

Gjykata tha në një deklaratë se presidenti rus “dyshohet se është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga zonat e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse”. GJND nuk ka kompetenca për të zbatuar urdhër-arrestet e veta. Rusia ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat për kryerjen e krimeve të luftës nga forcat e saj gjatë luftës njëvjeçare në Ukrainë. Duke reaguar ndaj zhvillimit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska nuk e njeh juridiksionin e GJND-së. Duke i përshkruar pyetjet e ngritura nga gjykata si "të habitshme dhe të papranueshme", ai theksoi se çdo vendim i gjykatës në lidhje me Rusinë ishte "i pavlefshëm". Për më tepër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se urdhri i GJND është i pakuptimtë. “Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, përfshirë edhe nga pikëpamja ligjore”, tha ajo në kanalin e saj Telegram, duke shtuar: “Rusia nuk është palë në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka detyrime sipas tij”.