Erdogan: Zgjatet marrëveshja për drithërat mes ukrainasve dhe rusëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141286-erdogan_zgjatet_marrëveshja_për_drithërat_mes_ukrainasve_dhe_rusëve
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se është zgjatur marrëveshja që lejon eksportimin e grurit me anije përmes Detit të Zi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 18, 2023 19:52 Europe/Tirane
  • Erdogan: Zgjatet marrëveshja për drithërat mes ukrainasve dhe rusëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar se është zgjatur marrëveshja që lejon eksportimin e grurit me anije përmes Detit të Zi.

I pari i shtetit turk nuk tregoi se për sa kohë ishte zgjatur, raporton theguardian. “Marrëveshja për korridorin e grurit do të skadonte sot. Si rezultat i bisedimeve tona me të dyja palët, ne kemi siguruar një zgjatje të kësaj marrëveshjeje”, tha Erdogan në një fjalim në qytetin perëndimor të Çanakales. Kohëzgjatja e propozuar ka ndryshuar – Rusia bëri thirrje që ajo të ishte 60 ditë dhe Ukrainës që dëshironte që ajo të rinovohej për dy herë më shumë. Marrëveshja aktuale do të skadonte të shtunën. U ra dakord në muajin korrik të vitit 2022, teksa miliarda ton drithë po grumbulloheshin në Ukrainë, dikur e njohur si “shporta e bukës së Evropës”, sepse nuk mund të eksportohej për shkak të rreziqeve që paraqiste transportomi me trena dhe një bllokadë ruse të Detit të Zi. Përfundimisht u arrit një marrëveshje, e cila është zgjatur që atëherë, megjithëse Rusia pezulloi shkurtimisht pjesëmarrjen e saj në muajin tetor.