Zelensky sanksionoi Bashar Asadin
Në përgjigje të mbështetjes së Sirisë për operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, presidenti i Ukrainës vendosi sanksione ndaj presidentit të Sirisë.
Sipas gazetës Kyiv Independent, këto sanksione përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e çdo transaksioni biznesi dhe daljen e kapitalit nga Ukraina. Sanksionet kundër Asadit do të vazhdojnë për një periudhë prej 10 vitesh. Përveç presidentit, sanksione janë vendosur edhe ndaj kryeministrit 70-vjeçar sirian Husein Arnos dhe ministrit të jashtëm Faisal Mekdad. Në listën e re të sanksioneve janë gjithsej 300 persona duke përfshirë 3 sirianë, disa rus dhe 1 ukrainas [Viktor Slobulinsky nga Krimea, i cili gjithashtu ka nënshtetësi ruse). Përveç kësaj, u sanksionuan 141 persona juridikë, duke përfshirë 2 nga Krimeja. Presidenti sirian Bashar Asad mbërriti në Moskë të martën gjatë një vizite zyrtare dhe në një takim me Putin, ai njoftoi mbështetjen e vendit të tij për Rusinë në sulmin ndaj Ukrainës.