Muaji i Ramazanit tregon humanizimin tonë të përbashkët
(last modified Thu, 23 Mar 2023 05:49:31 GMT )
Mars 23, 2023 06:49 Europe/Tirane
  • Muaji i Ramazanit tregon humanizimin tonë të përbashkët

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke uruar myslimanët në mbarë botën për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e cilësoi këtë muaj si shenjë të humanizmit të përbashkët.

Sipas IRNA, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha: Ne i urojmë sinqerisht myslimanët në mbarë botën për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramazani është një kohë për të menduar dhe mësuar. Ai shtoi: Ky muaj është një kohë për t'u bashkuar në një frymë mirëkuptimi dhe dashamirësie. Muaji i Ramazanit përfaqëson humanizmin që të gjithë e kemi të përbashkët. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara deklaroi se ky humanizëm së bashku me forcimin e dialogut, unitetit dhe paqes është mision i Kombeve të Bashkuara. Sipas Guterres, në këto kohë sfiduese, është e nevojshme të kujtohen ata që po përballen me luftë, shpërngulje dhe vuajtje. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara shtoi: Unë bashkohem me të gjithë ata që festojnë muajin e Ramazanit për t'i bërë thirrje botës të bashkohet në paqe, respekt të ndërsjellë dhe solidaritet. Guterres i bëri thirrje botës që të marrë frymëzim nga ky muaj i shenjtë dhe të ndërtojë një botë më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë. Nesër e enjte 23 mars në shumë vende islame është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Tags