Bisedë telefonike Putin-Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141584-bisedë_telefonike_putin_erdogan
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi Kremlini më 25 mars.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 25, 2023 19:48 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike Putin-Erdogan

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi Kremlini më 25 mars.

Erdogan e ka falënderuar Putinin “për qasjen pozitive” sa i përket zgjatjes së marrëveshjes për eksportet e drithërave nga portet e Detit të Zi. Sipas Kremlinit, lideri turk tha se e “kupton pozicionin parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, heqjes së barrierave për produktet e agrikulturës së Rusisë”. Rusia në fillim të javës vendosi disa kushte për t’u pajtuar për zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes së eksporteve të drithërave dhe Putin tha se do të dërgojë drithëra falas për shtetet afrikane, nëse këto kushte nuk plotësohen. Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar. Marrëveshja fillimisht u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë. Rusia dhe Ukraina, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre.