Mars 28, 2023 10:27 Europe/Tirane
  • Qindra mijëra njerëz do të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë

ndërsa protestat kundër politikës së urryer të pensioneve të Macron vazhdojnë ekzisoton frika për përplasje më të dhunshme me policinë.

Sot qindra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në protestat dhe grevat në rrugë anembanë Francës. Lëvizja protestuese kundër rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 është kriza më e madhe e brendshme e mandatit të dytë të Macron dhe grevat e së martës pritet të prekin rafineritë, grumbullimin e plehrave, transportin hekurudhor, udhëtimin ajror dhe shkollat. Që nga e hëna, sindikatat kanë intensifikuar grevat. Grevat kanë përfshirë e depot e gazit dhe inceneratorët, veçanërisht rreth Parisit, ku 8,000 ton mbeturina pas disa javësh grevash ende gjenden në rrugët e qytetit. Kreu i qytetit të Parisit thotë se do të pastrojë pirgjet e plehrave nga rruga e marshimit në rrugë, për të parandaluar zjarret. Autoriteti i aviacionit civil të Francës u ka thënë kompanive ajrore në aeroportin Orly në Paris, si edhe aeroportet Bordeaux, Marseille dhe Toulouse, të anulojnë fluturimet.   Autoritetet në Paris dhe disa qytete të tjera po përgatiten për përleshje mes policisë dhe protestuesve. Ndërkohë avokatët ankohen për arrestime arbitrare të protestuesve nga policia. Më shumë se 30 avokatë i shkruajtën një letër të hapur Le Monde duke shprehur "shqetësimin e tyre të thellë" për atë që ata e quajtën arrestimin arbitrar të qindra njerëzve dhe përdorimin e sistemit të drejtësisë dhe arrestimet nga policia si një taktikë për të ndaluar njerëzit nga protesta. Shefi i policisë së Parisit ka thënë se të gjitha arrestimet ishin të justifikuara. Ministri i Brendshëm Gerald Darvin tha se gjatë protestave shumë policë u plagosën. Këshilli i Evropës të premten tha se protestuesit dhe gazetarët paqësorë duhet të mbrohen nga brutaliteti i policisë dhe arrestimet arbitrare.

Tags