Parlamenti hungarez miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO
(last modified Tue, 28 Mar 2023 08:27:54 GMT )
Mars 28, 2023 10:27 Europe/Tirane
  • Parlamenti hungarez miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO

Parlamenti hungarez të hënën miratoi pranimin e Finlandës në Traktatin e Atlantikut të Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Parlamenti hungarez, shumica e të cilit është në duart e partisë së djathtë të kryeministrit, pas disa muajsh miratoi anëtarësimin e Finlandës në NATO. Kjo do të thotë se 29 nga 30 anëtarët e Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë miratuar pranimin e Finlandës në NATO, duke lënë vetëm Turqinë, e cila pritet të miratojë anëtarësimin e Finlandës në NATO muajin e ardhshëm. Më herët, Parlamenti finlandez dha miratimin përfundimtar për anëtarësimin e vendit në NATO me 184 vota kundër 7 votave.  Sipas rregullave ekzistuese, të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të miratojnë gjithashtu pranimin e anëtarit të ri. Në maj të vitit 2022, Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO me pretekstin e luftës në Ukrainë dhe Erdogan në atë kohë se theksoi nuk mund të mbështeste bashkimin e këtyre dy vendeve në NATO, sepse këto dy vende bashkëpunojnë me grupin terrorist PKK. Por pas negociatave ndërmjet palëve me autoritetet turke, përfaqësuesit e Suedisë dhe Finlandës njoftuan se do t bashkëpunojnë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

Tags