Mars 28, 2023 20:46 Europe/Tirane
  • Protestat përfshijnë sërish Francën

Dhjetëra mijëra njerëz dolën sot përsëri në protestë kundër reformës së presidentit francez Emmanuel Macron që ka ndezur krizën e brendshme më të rëndë të mandatit të tij.

Protesta e sotme është e dhjeta që prej nisjes së lëvizjes në janar, kundër ligjit të rritjes së moshës së pensioneve nga 62 në 64 vjeç, që tashmë është kthyer në një lëvizje të gjerë anti-qeveritare. Policia është akuzuar për dhunë të tepruar si nga protestuesit dhe nga organizata evropiane, çka ka shtuar më shumë zemërimin e demonstruesve. Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin tha se 13,000 anëtarë të forcave të sigurisë ishin dislokuar sot në të gjithë Francën, 5,500 prej tyre vetëm në Paris. Sipas tij, numri rekord justifikohej nga një “rrezik madhor i rendit publik”. Në qytetin perëndimor të Nantes, protestuesit qëlluan me objekte  të forta policët, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës. Policia në Lyon në jugperëndim, përdori pompat e ujit dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, siç ndodhi dhe në qytetin verior Lille.

 

Tags