Peskov: Rruga e diplomacisë në lidhje me Ukrainën është e mbyllur
(last modified Thu, 30 Mar 2023 08:12:22 GMT )
Mars 30, 2023 10:12 Europe/Tirane
  • Peskov: Rruga e diplomacisë në lidhje me Ukrainën është e mbyllur

Zëdhënësi i presidencës ruse deklaroi se rruga e diplomacisë në rastin e Ukrainës vazhdon të jetë e mbyllur por shtoi se ka mënyra të ndryshme, duke përfshirë rrugën e diplomacisë, për të arritur qëllimet e Moskës për zbatimin e operacioneve speciale ushtarake në Ukrainë.

Sipas raportit të IRNA të mërkurën, Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, theksoi se qëllimet e Moskës në zbatimin e operacioneve speciale ushtarake në Ukrainë ishin të garantonte sigurinë e qytetarëve rusë, veçanërisht në zonat e reja të aneksuara në këtë vend, por për fat të keq përdorimi i mjeteve diplomatike për të arritur këto qëllime ishin të pamundura. Muajin e kaluar, Peskov tha gjithashtu se nëse Ukraina pranon aneksimin e katër rajoneve të reja në Rusi, Moska do të jetë e gatshme të negociojë me Kievin për t'i dhënë fund luftës. Nga 23 deri më 27 shtator 2022, disa referendume u mbajtën në Donetsk dhe Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson për çështjen e bashkimit me Rusinë. Shumica dërrmuese e banorëve të këtyre rajoneve votuan në favor të bashkimit me Rusinë. Më 30 shtator 2022, presidenti rus Vladimir Putin dhe krerët e këtyre katër rajoneve nënshkruan një marrëveshje për aneksimin në Moskë. Më 4 tetor 2022, Vladimir Putin miratoi ligjet për pranimin e këtyre rajoneve në Federatën Ruse.

Tags