Nëntë trupa amerikane humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kentaki
Nëntë ushtarë u vranë në një përplasje të dy helikopterëve Black Hawk gjatë një misioni rutinë stërvitor natën mbi Kentaki, tha ushtria amerikane të enjten, në një nga aksidentet më vdekjeprurëse të ushtrisë amerikane në vitet e fundit.
Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin me dy helikopterë HH-60 Black Hawk, të operuar nga Divizioni 101-të Ajror i Ushtrisë, kur helikopterët u rrëzuan në një fushë mbi qarkun Trigg të Kentakit. Gjeneral brigade i ushtrisë amerikane John Lubas, tha se deri më tani dihej pak se pse u rrëzuan helikopterët dhe pranoi se nuk ishte as i sigurt nëse ata u përplasën me njëri-tjetrin. Lubas tha se një ekip hetimesh për sigurinë e avionëve nga Fort Rucker në Alabama do të mbërrinte më vonë të enjten për të shqyrtuar të dhënat nga kompjuterët në bord, të cilat ai tha se ishin të ngjashme me kutitë e zeza në avionët komercialë. Lubas shtoi se një helikopter kishte pesë ushtarë në bord, ndërsa tjetri kishte katër, dhe ata përdornin mjete për shikimin gjatë natës.