Kina: Stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Iranin thelluan bashkëpunimin trepalësh
Kina ka përshëndetur stërvitjet e fundit të përbashkëta detare me Rusinë dhe Iranin në Detin e Omanit, duke thënë se stërvitjet rritën aftësinë e Marinave të tyre për të kryer misione të larmishme detare.
Tan Kefei, një zëdhënës në ministrinë kineze të mbrojtjes, i bëri komentet të enjten në një konferencë të rregullt shtypi, duke thënë se stërvitjet ushtarake thelluan më tej miqësinë dhe bashkëpunimin praktik midis tre vendeve. Sipas zyrtarit kinez, të tre vendet dërguan forca duke përfshirë 12 luftanije, forca speciale dhe njësi zhytjeje për të marrë pjesë në këto stërvitje. Kina, Irani dhe Rusia zhvilluan stërvitje të përbashkëta detare në Detin e Omanit nga 15-19 mars. Manovra ushtarake, e quajtur Brezi i Sigurisë Detare 2023, kishte për qëllim forcimin e sigurisë rajonale. Vëzhguesit nga Pakistani dhe Kazakistani gjithashtu morën pjesë në stërvitje.