Ukraina refuzon shpalljen e armëpushimit
Këshilltari i presidentit të Ukrainës hodhi poshtë propozimin për shpalljen e armëpushimit në këtë vend.
Kanali televiziv Al Jazeera njoftoi se Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, teksa refuzoi propozimin për shpalljen e armëpushimit në këtë vend, deklaroi: "Shpallja e armëpushimit do të nënkuptonte të drejtën e Rusisë për të qëndruar në territoret e pushtuara dhe një gjë e tillë është e papranueshme".
Podoliak shtoi: "Ideja e vendosjes së forcave paqeruajtëse perëndimore në Ukrainë është një ide e pavlerë. Ukraina ka të drejtë të transferojë trupa dhe pajisje në territorin e saj në çdo mënyrë që e sheh të nevojshme".
Kjo është në kohën kur që Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, në një deklaratë në përgjigje të propozimit të Bjellorusisë për armëpushim në Ukrainë, tha se Moska do ta shqyrtojë këtë propozim, por armëpushimi aktualisht nuk i mundëson Rusisë të arrijë qëllimet e operacioneve ushtarake speciale në Ukrainë.
Në fjalimin e tij të premten, presidenti i Bjellorusisë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe fillimin e bisedimeve për një zgjidhje të qëndrueshme paqeje.