Prill 01, 2023 17:53 Europe/Tirane
  • Demonstrata masive kundër dhunës së policisë në Francë

Një numër i madh i qytetarëve francezë protestuan kundër dhunës në rritje të policisë në trajtimin e protestuesve.

Sipas kanalit televiziv Euronews, rrugët e Niort, që ndodhet në perëndim të Francës, ishin arenë e demonstratave masive dje (e premte). Qindra qytetarë francezë u mblodhën para një prej godinave qeveritare, duke mbajtur në duar pankarta me sloganin “Policia është bërë bashkëpunëtore e vrasësve”, duke protestuar kundër dhunës në rritje të policisë. Kjo demonstratë, e cila u mbajt pas demonstratës së javës së kaluar, rezultoi me plagosjen e rreth 200 personave në përplasjen e forcave të policisë dhe protestuesve.

Sipas këtij raporti, policia franceze është akuzuar se ka penguar lëvizjen e autoambulancave të cilat kishin shkuar në vendin e përleshjeve për të transportuar viktimat e protestave të javës së kaluar.

Demonstruesit dje (e premte) treguan zemërimin e tyre kundër dhunës së policisë duke hedhur plumba bosh gazi lotsjellës në ndërtesën komunale të qytetit Niwar. Gjithashtu, sindikata e madhe tregtare dhe e punës e Francës njoftoi se do të mbahen më shumë greva në rafineritë kryesore të vendit në shenjë proteste ndaj planit të diskutueshëm të presidentit Emmanuel Macron për të ndryshuar ligjet e pensioneve.

Që nga mesi i janarit 2023, Franca është kthyer në fushën e protestave dhe grevave kundër planit të presidentit të këtij vendi për ndryshimin e ligjeve të pensioneve. Qeveria e Macron planifikon të rrisë moshën e pensionit në Francë nga 62 në 64. Populli i Francës po proteston kundër këtij plani dhe rrugët e këtij vendi janë kthyer në fushë konflikti mes protestuesve dhe policisë.

Tags