Sulm vdekjeprurëse në Oklahoma të SHBA, vriten tre persona
Zyrtarët e shtetit të Oklahomas raportuan se si pasojë e një sulmi të armatosur në një dyqan pijesh alkoolike, tre persona mbetën të vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.
Liria për të mbajtur armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka çuar në dhunë të armatosur dhe sulme me armë në të gjithë vendin që shkaktojnë viktima çdo ditë.
Sipas kanalit “CGTN”, autoritetet amerikane njoftuan se një person i armatosur ka qëlluar mbi personat e pranishëm në një dyqan në Oklahoma City, kryeqyteti i shtetit të Oklahoma, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00.
Sipas Departamentit të Policisë së Shtetit të Oklahomas, sulmuesi i armatosur është arrestuar nga forcat e policisë dhe po hetohet se pse ndodhi ky sulm vdekjeprurës.
Sipas këtij raporti, gjendja e njërit prej të lënduarve raportohet të jetë e rëndë.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë rreth pesë për qind të popullsisë së botës, aty strehohen gati 31 për qind e atyre që kryejnë vrasje masive me armë.
Sondazhet tregojnë se numri i vrasjeve të shkaktuara nga përdorimi i armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivelin më të lartë në tridhjetë vitet e fundit.