Motra e liderit të Koresë së Veriut, paralajmëron presidentin Zelenski
https://parstoday.ir/sq/news/world-i141944-motra_e_liderit_të_koresë_së_veriut_paralajmëron_presidentin_zelenski
Motra e liderit të Koresë së Veriut paralajmëroi presidentin e Ukrainës për pasojat e marrjes së armëve bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2023 05:42 Europe/Tirane
  • Motra e liderit të Koresë së Veriut, paralajmëron presidentin Zelenski

Motra e liderit të Koresë së Veriut paralajmëroi presidentin e Ukrainës për pasojat e marrjes së armëve bërthamore.

Sipas Rusia Today, Kim Yo Jong motra e liderit të Koresë së Veriut, paralajmëroi autoritetet ukrainase për pasojat e rrezikshme të marrjes së armëve bërthamore. Ajo tha: “Zelenski ka rrezikuar të ardhmen e Ukrainës, sepse ai ka prirje politike për të marrë armë bërthamore”. Kim Yo Jong shtoi: "Nëse Presidenti i Ukrainës mendon se duke marrë ombrellën bërthamore të Shteteve të Bashkuara, ai mund të jetë i sigurt nga rreziqet e shkaktuara nga Rusia, ai e ka gabim".  Motra e liderit të Koresë së Veriut më parë në disa deklarata të diskutueshme kishte thënë se Rusia do të djegë armët e dhuruara nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore për Ukrainën, për të cilat ata janë krenarë. Ajo theksoi se Koreja e Veriut do të jetë gjithmonë në një llogore pranë Rusisë.