6 vende arabe vendosën të reduktojnë prodhimin e naftës
(last modified Mon, 03 Apr 2023 17:11:28 GMT )
Prill 03, 2023 19:11 Europe/Tirane
  • 6 vende arabe vendosën të reduktojnë prodhimin e naftës

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Omani, Iraku dhe Algjeria njoftuan një reduktim vullnetar të prodhimit të naftës me rreth 1.17 milionë fuçi në ditë.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, një burim zyrtar në Ministrinë e Energjisë së Arabisë Saudite njoftoi se Riadi do të reduktojë vullnetarisht prodhimin e tij të naftës bruto me 500,000 fuçi në ditë nga maji deri në fund të vitit 2023 në koordinim me një numër vendesh të OPEC-ut.

Ky burim shtoi se ky reduktim i prodhimit është krahas uljes së prodhimit për të cilin është rënë dakord në takimin e 33-të të ministrave të vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve anëtare të OPEC+, i cili u mbajt më 5 tetor të vitit të kaluar.

Ky burim zyrtar në Ministrinë e Energjisë së Arabisë Saudite theksoi se ky veprim është një masë parandaluese që synon të mbështesë stabilitetin e tregjeve të naftës.

Në këtë kuadër, Sohail Al Mazrouei, ministër i energjisë dhe infrastrukturës së Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe do të ulin vullnetarisht prodhimin e naftës me 144 mijë fuçi në ditë me koordinimin e disa vendeve nga maji i ardhshëm deri në fund të këtij viti.

Iraku, Kuvajti, Omani dhe Algjeria gjithashtu morën një vendim të ngjashëm me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht, dhe njoftuan se do të ulin prodhimin e tyre të naftës me 211,000, 128,000, 40,000 dhe 48,000 fuçi në ditë.

Çmimi i naftës u rrit me më shumë se 6% për fuçi pas vendimit befasues të vendeve të ashtuquajtura "OPEC Plus" për uljen e prodhimit. Çmimi i naftës bruto Brent të hënën u rrit me 6.3%, ekuivalente me 5.06 dollarë, në 84.95 dollarë cent për fuçi. Nafta West Texas Intermediate gjithashtu u rrit me 6.3%, ekuivalente me 4.80 dollarë dhe u tregtua me 80.47 dollarë për fuçi. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden gjithashtu e përshkroi atë si të paarsyeshme në përgjigje të vendimit të ri të OPEC +.

Tags