Lavrov: Perëndimi po kërkon konfrontim me Rusinë
(last modified Tue, 04 Apr 2023 07:25:22 GMT )
Prill 04, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Lavrov: Perëndimi po kërkon konfrontim me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus deklaroi se marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Rusinë nuk janë miqësore.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të martën lidhur me marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, tha se Rusia e sheh Bashkimin Evropian si një aleancë jo miqësore. Ministri i Jashtëm rus theksoi se marrëdhëniet e dobëta të Bashkimit Evropian me Moskën janë një problem që anëtarët e këtij bashkimi e kanë shkaktuar duke ofruar mbështetje me armë dhe këshilla, për regjimin kriminal me bazë në Kiev. Lavrov vuri në dukje se, nëse është e nevojshme, Moska do të veprojë në përgjigje të hapave armiqësorë, duke u bazuar në interesat kombëtare të Rusisë dhe parimin e reciprocitetit, i cili zakonisht miratohet në praktikën diplomatike. Sergej Lavrov, duke vazhduar fjalimin e tij, gjithashtu tha se vendet perëndimore nuk janë të gatshme të bisedojnë me Rusinë dhe po kërkojnë mënyra të reja për ta penguar Rusinë. Ministri i Jashtëm rus njoftoi së fundmi se Amerika është faktori kryesor në drejtimin e politikave anti-ruse. Më herët, kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pretendoi se pavarësisht se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, pavarësisht rolit në zgjatjen dhe vazhdimin e luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian do të qëndrojnë kundër çdo abuzimi të presidencës ruse mbi Këshillin e Sigurimit.