Finlanda sot bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s
(last modified Tue, 04 Apr 2023 07:25:27 GMT )
Prill 04, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Finlanda sot bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi se të martën Finlanda do të bëhet anëtare e aleancës ushtarake të NATO-s dhe këtë e quajti “një javë historike".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Finlanda të martën do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO dhe flamuri i vendit do të ngrihet në selinë e NATO-s në Bruksel. “Kjo është një javë historike”, u tha Stoltenberg gazetarëve përpara takimit ministror në Bruksel. Nesër, ne do të mirëpresim Finlandën si anëtarja e 31-të e NATO-s dhe shpresojmë që Suedia të mund t'i bashkohet aleancës në muajt e ardhshëm. Më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan miratoi dhe nënshkroi vendimin e Parlamentit për miratimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO.   Nënshkrimi i Erdoganit i jep fund procesit të gjatë të konfirmimit të Ankarasë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, i cili është nën shqyrtim që nga vera e kaluar. Lëvizja i jep fund dekadave të neutralitetit të Finlandës ndaj NATO-s. Finlanda ndan një kufi të gjatë me Rusinë.  Pas përfshirjes së Rusisë në luftën në Ukrainë, vendet e Evropës veriore, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, nga frika se mund të shënjestroheshin, braktisën pozicionet e tyre të mëparshme të mosangazhimit, për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s. Në përgjigje të këtij veprimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi: Nëse trupa shtesë dhe pajisje të tjera vendosen nga NATO në Finlandë, Rusia do të marrë më shumë masa për të garantuar sigurinë e saj.

Tags