Rusia: Anëtarësimi i Finlandës në NATO rrit rrezikun e konfliktit
(last modified Tue, 04 Apr 2023 15:54:00 GMT )
Prill 04, 2023 17:54 Europe/Tirane
  • Rusia: Anëtarësimi i Finlandës në NATO rrit rrezikun e konfliktit

Ministri i mbrojtjes së Rusisë paralajmëroi se anëtarësimi i Finlandës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) rrit rrezikun e konfliktit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu paralajmëroi të martën se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë rrezikun e konfliktit. Aleanca NATO po intensifikon aktivitetet e saj pranë kufijve të Rusisë dhe Bjellorusisë dhe qëndrimin e saj anti-rus, gjë që çon në përshkallëzimi i konfliktit.

Sergei Shoigu duke thënë se veprimet ndërhyrëse të SHBA-së dhe NATO-s krijojnë rrezikun e zgjerimin e luftës në Ukrainë, theksoi: "Forcat ruse po vendosin në shënjestër dhe po godasin armë dhe pajisje perëndimore të dërguara në Ukrainë me pretekstin e luftës në këtë vend në objektet ushtarake dhe gjatë transportit".

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidencës ruse, gjithashtu tha të martën se anëtarësimi i Finlandës në NATO është një sulm ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë.

Dimitri Peskov deklaroi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do ta detyrojë Rusinë të marrë kundërmasa për të mbrojtur sigurinë e saj, duke shtuar se Rusia do të monitorojë nga afër veprimet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për të vendosur armë dhe infrastrukturë ushtarake në Finlandë.

Tags