Ryabkov: Marrëdhëniet ruso-amerikane po shemben
(last modified Tue, 04 Apr 2023 18:39:54 GMT )
Prill 04, 2023 20:39 Europe/Tirane
  • Ryabkov: Marrëdhëniet ruso-amerikane po shemben

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov, i përshkroi marrëdhëniet aktuale midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara si në kolaps.

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi kohët e fundit se Amerika po përpiqet të krijojë një botë unipolare të përqendruar te vetja. Të martën, Sergei Ryabkov deklaroi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë gati në kolaps dhe për këtë situatë i konsideroi përgjegjëse Shtetet e Bashkuara.Ryabkov shtoi se traktati "New Start" mund të ringjallet, por është e nevojshme që Uashingtoni të tërhiqet nga qëndrimi i tij anti-rus dhe ka shenja të ndryshimit të qëndrimit të SHBA mbi këtë çështje.  Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë shtoi: Pas shpalljes së pezullimit të pjesëmarrjes në Traktatin Starti i Ri, Moska ka fituar më shumë kapacitete dhe aftësi për të mbrojtur sigurinë e saj. Rusia njoftoi më parë se ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin Starti i Ri, e vetmja marrëveshje e mbetur me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve.

 

Tags