Arrestohet Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142038-arrestohet_donald_trump
Ish-presidenti i Amerikës Donald Trump, është arrestuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2023 17:19 Europe/Tirane
  • Arrestohet Donald Trump

Ish-presidenti i Amerikës Donald Trump, është arrestuar.

Ai ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ndodhet në paraburgim policor përpara se të jepet vendimi për të. Trumpit pritet t’i merren shenjat e gishtërinjve dhe më pas, ai do të dërgohet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet. Ish-Presidenti nuk do të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit. Para arrestimit Trump, i dërgoi një mesazh me anë të postës elektronike për të gjithë ndjekësit e tij, të titulluar “E-maili im i fundit para arrestimit”, ku ai u kërkoi përkrahësve të tij të ndihmojnë “në shpëtimin e Amerikës” duke bashkangjitur një link për mbledhje të fondeve. Ai e quajti ditën e sotshme “një ditë tragjike për Republikën”, teksa shtoi se SHBA-ja po shndërrohet në një “vend marksist të botës së tretë”. Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me një çështje penale. Ish-presidenti republikan, i cili ka mohuar akuzat të cilat i ka quajtur “persekutim politik” dhe ka parashikuar se kjo do t’i dëmtojë demokratët në zgjedhjet e vitit 2024. Avokatët e Trump kanë thënë se ish-presidenti “nuk ka kryer asnjë krim” dhe se ata “do ta luftojnë fuqishëm këtë ndjekje politike në gjykatë”.