Riabkov: Rusia do t'i përgjigjet anëtarësimit të Finlandës në NATO
(last modified Wed, 05 Apr 2023 07:25:56 GMT )
Prill 05, 2023 09:25 Europe/Tirane
  • Riabkov: Rusia do t'i përgjigjet anëtarësimit të Finlandës në NATO

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov tha: Moska pa nxitim dhe në kohën e duhur duke marrë kundërmasa do t'i përgjigjet anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Sipas IRNA, Riabkov në një intervistë për kanalin "Rusia-24" të martën pas zyrtarizimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO shtoi: "Kur të vijë koha, ne do të tregojmë me qetësi përgjigjen që duhet të japim". Në një pjesë tjetër të deklaratës së tij, Riabkov theksoi se Rusia është politikisht dhe ushtarakisht e aftë të mbrojë sovranitetin e saj dhe të shmangë çdo kërcënim. Riabkov gjithashtu deklaroi se vendosja e armëve taktike bërthamore ruse në Bjellorusi është një përgjigje e natyrshme ndaj sfidave dhe kërcënimeve në rritje ndaj sigurisë së Rusisë. Nga ana tjetër, Riabkov përdori fjalën "kolaps" në përshkrimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Amerikës. Komentet e Ryabkov erdhën pasi të martën flamuri i Finlandës u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel si anëtari i radhës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha: Anëtarësimi i Finlandës në NATO është një zhvillim i përshtatshëm si për këtë vend ashtu edhe për këtë organizatë.

Tags