Bill Clinton shpreh keqardhje për denuklearizimin e Ukrainës
(last modified Thu, 06 Apr 2023 09:29:48 GMT )
Prill 06, 2023 11:29 Europe/Tirane
  • Bill Clinton shpreh keqardhje për denuklearizimin e Ukrainës

Ish-presidenti i SHBA shprehu keqardhjen për atë që bëri në vitet 1990 gjatë denuklearizimit të Ukrainës.

Në një intervistë me RTE të Irlandës, ish-presidenti i SHBA Bill Clinton tha se i vinte keq që në vitet 1990 e bindi Ukrainën të hiqte dorë nga armët e saj bërthamore.  Ai pretendoi se nëse Kievi do të kishte ende armë bërthamore, Rusia nuk do të kishte pushtuar Ukrainën. Në janar 1994, Clinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentin e atëhershëm rus Boris Yeltsin dhe presidentin ukrainas Leonid Kravchuk, sipas së cilës të gjitha armët bërthamore në tokën ukrainase do të transferoheshin në Rusi për shkatërrim.  Ishte një përpjekje për të shkatërruar armët që mbetën në territorin e Bashkimit Sovjetik pas rënies së tij. Në dhjetor 1994, Ukraina iu bashkua Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore si një shtet jobërthamor dhe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Britania i dhanë Ukrainës garanci sigurie dhe sipas Shtëpisë së Bardhë, traktati START hyri në fuqi. Në këtë marrëveshje është përmendur gjithashtu se Rusia duhet të respektojë kufijtë dhe integritetin territorial të Ukrainës, që sipas Clinton-it ishte një pikëpamje sipërfaqësore pa marrë parasysh pasojat e saj në të ardhmen. Clinton vazhdoi: E dija se Putini nuk e mbështeti marrëveshjen që bëri Yeltsin që Rusia të mos ndërhynte kurrë në çështjet territoriale të Ukrainës, por ai pranoi vetëm që Ukraina të heqë dorë nga armët e saj bërthamore. Ai tha: Presidenti Putin e shkeli atë marrëvehsje dhe së pari mori Krimenë. Unë kam një ndjenjë të tmerrshme për këtë, sepse Ukraina është një vend shumë i rëndësishëm. Mendoj se ajo që bëri zoti Putin ishte shumë e gabuar.

Tags