Konsultime mes Blinken dhe Guterres për Ukrainën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142144-konsultime_mes_blinken_dhe_guterres_për_ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede telefonike diskutuan çështje që lidhen me Ukrainën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2023 09:48 Europe/Tirane
  • Konsultime mes Blinken dhe Guterres për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede telefonike diskutuan çështje që lidhen me Ukrainën.

Blinken shprehu shqetësimin në lidhje me atë që ai pretendoi se ishin "pengesat" e Rusisë në lidhje me eksportet e drithit të Ukrainës.  Departamenti Amerikan i Shtetit në deklaratën e tij shtoi: Në këtë telefonatë, Sekretari amerikan i Shtetit theksoi rëndësinë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës! Anthony Blinken gjithashtu falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për përpjekjet e tij për të forcuar marrëveshjen e transferimit të grurit. Duhet përmendur se Turqia, Ukraina, Rusia dhe Kombet e Bashkuara, me ndërmjetësimin e Ankarasë, më 22 korrik 2022 nënshkruan në Stamboll dokumentin për "transferimin e sigurt të drithit dhe grurit nga portet e Ukrainës". Deri më tani, dhjetëra anije me drithë të ukrainës kanë kaluar nga ngushticat e Turqisë dhe kanë shkuar në tregjet botërore. Një gazetë spanjolle kishte zbuluar më parë se drithi i eksportuar nga portet e Ukrainës ishte kryesisht i destinuar për në Evropë. Gazeta spanjolle "El Pais", duke cituar të dhënat e publikuara nga Kombet e Bashkuara dhe statistikat në lidhje me gjurmimin e anijeve, në një raport njoftoi se të paktën 38% e grurit të eksportuar nga Ukraina u dërgua në vendet e Bashkimit Evropian. Baza e marrëveshjes së fundit midis Rusisë dhe Ukrainës, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, ishte eksportimi i këtyre drithërave në vendet në zhvillim të Afrikës.