Prill 07, 2023 09:48 Europe/Tirane
  • Demonstrata masive kundër ligjit të pensioneve në Francë

Në raundin e 11-të të protestave popullore kundër reformës së ligjit të pensioneve në Francë, policia në Paris u përplas me protestuesit.

Një numër i madh i forcave të sigurisë dhe policisë franceze u rreshtuan para popullit dhe shtypën protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Sindikatat u kërkuan burrave dhe grave që të dalin në rrugë.  Protestat dhe grevat mbarëkombëtare po zhvillohen ndërkohë që takimi mes kryeministres franceze dhe sindikatave nuk arriti të thyejë ngërçin politik për projektligjin e reformës së sistemit të pensioneve. Protestat kundër reformave, të cilat do të rrisin moshën e daljes në pension në 64 vjeç, janë organizuar nga sindikatat që nga janari dhe kanë nxjerrë miliona njerëz në rrugë. Këto protesta tashmë janë kthyer në protesta të dhunshme.

Tags