Kina: Amerika dhe NATO janë përgjegjëse për krizën në Ukrainë
(last modified Fri, 07 Apr 2023 07:48:24 GMT )
Prill 07, 2023 09:48 Europe/Tirane
  • Kina: Amerika dhe NATO janë përgjegjëse për krizën në Ukrainë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleancat ushtarake si NATO duhet të marrin përgjegjësinë për krizën në Ukrainë.

Mao Ning i bëri këto komente në një konferencë për shtyp pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për pasojat e furnizimit të mundshëm të Rusisë me armë nga Kina. Mao Ning tha: Sa i përket përgjegjësisë së problemit të Ukrainës, unë besoj se Shtetet e Bashkuara dhe blloqet ushtarake si NATO duhet të marrin përgjegjësinë për këtë situatë. Ai theksoi se Kina ka mbështetur që në fillim lehtësimin e bisedimeve të paqes. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze tha: "Historia më në fund do të shpallë verdiktin e saj se kush me të vërtetë mori një pozicion të drejtë dhe kush jo". Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s më 5 prill në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel deklaroi: Kina do të përballet me pasoja të rënda nëse i jep armë Rusisë. Ai tha gjithashtu: Kina po bashkëpunon më ngushtë me Rusinë.

Tags