Prill 08, 2023 09:17 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat dhe trazirat në Paris

Protestuesit në Paris për të 11-ën ditë radhazi dolën në rrugë për të protestuar kundër planeve të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve.     

Protestuesit kundër planit për rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç në Francë u përleshën me forcat e policisë dhe arritën në zyrën e kompanisë së investimeve financiare Black Rock, ku ndezën zjarr dhe hodhën bomba tymuese. Ata gjithashtu brohoritën parulla kundër planeve të qeverisë për të reformuar sistemin e pensioneve të këtij vendi.  Protestuesit njoftuan se në ditët në vijim kanë në plan të mbajnë një tjetër protestë dhe grevë, ndërsa këtyre protestave dhe grevave supozohet t'i bashkohen edhe punonjës të spitalit, mësues dhe punonjës të fabrikave për të detyruar qeverinë që të tërheqë planet e reformës. Të enjten e ardhshme do të mbahet mbledhja e Këshillit Kushtetues, i cili duhet të shqyrtojë këto reforma. Ky është një zhvillim i rëndësishëm, veçanërisht për Macron, i cili është dobësuar shumë pasi duke paraqitur këtë plan reformash që populli francez e kundërshton, popullariteti i tij është ulur ndjeshëm.

Tags