Amerika kundërshton fillimin e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142220-amerika_kundërshton_fillimin_e_bisedimeve_të_paqes_mes_rusisë_dhe_ukrainës
Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendimet e zakonshme, deklaroi se Uashingtoni është kundër fillimit të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 08, 2023 16:21 Europe/Tirane
  • Amerika kundërshton fillimin e bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës

Sekretari amerikan i shtetit duke përsëritur pretendimet e zakonshme, deklaroi se Uashingtoni është kundër fillimit të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Sekretari amerikan i shtetit tha se autoritetet e këtij vendi nuk shohin asnjë mundësi për fillimin e bisedimeve për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.

Anthony Blinken pretendoi: "Nëse bisedimet e paqes nënkuptojnë legjitimimin e okupimit të një pjese të konsiderueshme të territorit të Ukrainës, kjo paqe nuk do të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme".

Në këtë drejtim, ai shtoi: "Ne jemi të shqetësuar se Rusia ndoshta do ta përdorë këtë marrëveshje të mundshme paqeje për të riorganizuar forcat e saj ushtarake dhe për të kryer operacione të reja ushtarake kundër Ukrainës".

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, zyrtarët rusë kanë deklaruar vazhdimisht se janë të gatshëm të bisedojnë me Ukrainën, por qeveria e Ukrainës, me nxitjen e Uashingtonit, miratoi një ligj që ndalon bisedimet me Moskën dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy theksoi në takimin e G20 se nuk do të ketë bisedime apo marrëveshje me Rusinë.