Ndërpritet fjalimi i Macron në Holandë
Fjalimi i presidentit francez në Hagë të Holandës u ndërpre për shkak të thirrjeve protestuese të turmës së pranishme.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po mbante një fjalim në teatrin e Hagës në Holandë, iu desh të ndalonte fjalimin e tij pas thirrjeve të vazhdueshme të turmës. Edhe pse Macron u përpoq të qetësonte turmën e teatrit në Hagë të Holandës, ai nuk ia doli dot dhe pas këtij incidenti, rojet e sigurisë e nxorrë atë jashtë turmës së teatrit. Protestuesit në teatrin e Hagës në Holandë, e quajtën Macron një president të dhunshëm dhe hipokrit. Turma e madhe brohoriste parulla kundër politikave të qeverisë franceze. Ditët e fundit, Franca është përballur me një valë të madhe protestash kundër reformave të ligjit të pensioneve.