Ndërpritet fjalimi i Macron në Holandë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i142396-ndërpritet_fjalimi_i_macron_në_holandë
Fjalimi i presidentit francez në Hagë të Holandës u ndërpre për shkak të thirrjeve protestuese të turmës së pranishme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 12, 2023 11:27 Europe/Tirane
  • Ndërpritet fjalimi i Macron në Holandë

Fjalimi i presidentit francez në Hagë të Holandës u ndërpre për shkak të thirrjeve protestuese të turmës së pranishme.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili po mbante një fjalim në teatrin e Hagës në Holandë, iu desh të ndalonte fjalimin e tij pas thirrjeve të vazhdueshme të turmës. Edhe pse Macron u përpoq të qetësonte turmën e teatrit në Hagë të Holandës, ai nuk ia doli dot dhe pas këtij incidenti, rojet e sigurisë e nxorrë atë jashtë turmës së teatrit. Protestuesit në teatrin e Hagës në Holandë, e quajtën Macron një president të dhunshëm dhe hipokrit. Turma e madhe brohoriste parulla kundër politikave të qeverisë franceze. Ditët e fundit, Franca është përballur me një valë të madhe protestash kundër reformave të ligjit të pensioneve.